Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se, në një emision televiziv se, lista e personave të padëshiruar lidhur me ngjarjen në Bularat, nuk është mbyllur ende.
Ai tha se, është heshtja e Athinës zyrtare dhe opinionit publik është zhgënjyese. Prisja një distancim nga ato që ndodhëm gjatë ceremonisë mortore (të Kaçifasit), tha Bushati.
“Ka dy pista në të cilat po operojmë. Njëra është pista e ligjore ku organet ligjzbatuese janë duke kryer hetim për çfarë ka ndodhur. Mund ti’u them edhe nga komunikimet me Ministrin e Brendshëm, lista e personave që janë shpallur si persona të padëshiruesën nuk janë mbyllur ende, sikundër kemi bërë edhe veprimin përkatës në pistën e dytë diplomatike për shkak të statusit politiko-diplomatik që mban euro-deputetja. Kemi ndjekur një rrugë tjetër, bashkëpunimi s’diskutohet me Ministrinë e brendshme, sepse është ministri autoriteti përgjegjës që merr vendimin për të shpallur një person të padëshirueshëm dhe ne kemi ndjekur gjithashtu pistën diplomatike me Qipron dhe Parlamentit Europian. Qoftë në planin e brendshëm, qoftë në planin ndërkombëtar, ne kemi vepruar me gjakftohtësi dhe në përputhje me rregullat dhe zakonet”, tha ministri Bushati në “Real Story”.
Policia besoj ka mbajtur një qëndrim shembullor, shtoi ministri, ndërsa më tej shkrehu besimin se, “ekstremistët kanë turpëruar flamurin grek”.
“Nuk është sekret ta deklaroj edhe këtu. Nga qeveria greke kemi pritur një distancim të qartë sidomos për shfaqet ekstremiste që të gjithë pamë gjatë ceremonisë mortore dhe instrumentalizimit negativ që iu bë kësaj ceremonie. Bie në sy fakti që s’ka qoftë edhe një zë të vetëm në median greke që të jete distancuar nga këto veprime. Që do të thotë se ka shumë punë për tu bërë në mënyrë që steriotipet negative të reduktohen”, tha ministri duke bërë një krahasim me reagimet në mediat shqiptare, kanë qenë më të larmishme.
“Në këtë kontekst ne do të prisnim një distancim më të qartë të Athinës zyrtare dhe një distancim për sa i përket thirrjeve irredenstise dhe veprimeve që na çojnë në një logjikë që s’ka asgjë të përbashkët me logjikën e shekullit të XXI”, tha Bushati.
“Zhgënjyese është gjithashtu heshtja e Athinës zyrtare dhe gjithë klasës politike në Greqi, por edhe opinionit publik, sepse në çdo vend të botës, një njeri me kallashnikov në dorë që shtin mbi policinë apo mbi forcat e rendit dihet se çfarë përgjigje merr. Sikundër është zhgënjyes fakti që parlamenti grek mbajti një minutë heshtje për një njeri që s’dua as fare ta etiketoj se ka humbur jetën. Por, humbi jetën si pasojë e faktit që po shtinte me forcat e policisë”, shtoi më tej ministri.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...