Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News, tha se konflikti midis Presidencës dhe Kryeministrisë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm, është një nga dimensionet e krizës së mungesës së Gjykatës Kushtetuese.
Pjesë nga deklarata:
Zheji: Ka një konflikt institicional midis Presidentit dhe kryeministrit sa i përket emërimit të Sandër Lleshit. Nga buron “mallkimi” i ministrave të Brendshëm të të majtëve…
Basha: E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.
Madje, dikush do të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re. Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe kryeministrit për ministrin e Brendshëm.
Nuk ka pikë rëndësie nëse në atë ministri shkon Lleshi si ministër apo shkon dikush tjetër. Ministria e Brendshme është kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe dërgimi i një vartësi, këshilltari pa profil politika është dëshmia e zbuluar që Rama kërkon të kontrollojë plotësisht Ministrinë e Brendshme, pa asnjë pengesë. Kjo që po ndodh është rënia e Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur veten, familjarët, Tahirin, Dakon, Ballën dhe skandalet e mëdha politike dhe kriminale për të cilën kjo qeveri njihet edhe tek partnerët tanë ndërkombëtar.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...