I mbyllet stadiumi, reagon bordi drejtues i Juventus

20:35 | 12 Nëntor 2018
Arbresh.info
Serie A ka vendosur që të mbyllë një pjesë të stadiumit të Juventus, për ndeshjen e radhës që skuadra nga Torino e luan si vendase.

Kjo ka ardhur si pasojë e thirrjeve raciste që janë dëgjuar në ndeshjen që Juve e zhvilloi kundër Napolit.

Tifozët ultras të Juventus kanë lëshuar disa fjalë fyese në drejtim të mbrojtësit Kalidou Koulibaly, shkruan “Football-italia”, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e klubit kanë dërguar një ankesë rreth mbylljes së “Curva Sud”, megjithatë ANSA raporton se “Biankonerët” nuk do të shpëtojnë nga dënimi.

Në rastet e kaluara, kur këto pjesë të tribunave janë mbyllur, skuadra ka ftuar fëmijë nga shkollat që të jenë prezent në stadium, falas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme