Një qen besnik që ka pritur për 80 ditë në vendin ku pronarja e tij kishte ndërruar jetë, ka prekur zemrat e shumë njerëzve në Kinë.
Kafsha është parë në mes të rrugës në Hohhot, në Mongoli, transmeton portali arbresh.info
Faqja e internetit të Kinës Pear Video tha se qeni është parë në rrugë çdo ditë që kur pronarja e saj vdiq më 21 gusht.
Një shofer taksie ka thënë se disa njerëz janë përpjekur të ndihmojnë qenin, por ai është larguar për pak dhe është kthyer sërish në atë vend.
Për mediat kineze, dëshmitarët kanë theksuar se pronarja e tij ishte shkelur me makinë, përderisa qeni e kishte parë të tërë ngjarjen.
Shumicën e rasteve, disa shoferë ndalen dhe i japin qenit ushqim, por në dhimbje ai edhe refuzon të hajë.
Video u xhirua më 10 nëntor dhe pasi që u nda në Sina Ëeibo, faqja e përdorur në vend të Tëitter apo Facebook në Kinë, përdoruesit kanë komentuar “besnikërinë” e qenit./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=3brcV0NoJ3M
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...