Adrola Dushi është një ndër modelet më të suksesshme dhe shpesh herë është cilësuar si femra më e bukur shqiptare.
Së fundmi ishte e ftuar në “Why Not” ku do bëhej pjesë e një loje ku moderatorja Roza Lati do e gjuante duke imituar meshkujt tipikë shqiptarë.
“Të ta prish këtë që the se mua nuk më gjuajnë fare. Mu bë djali për tu martuar dhe them kur do më gjuajnë mua. Ka ikur koha ime fare. Për të qenë e sinqertë, nuk më ngacmojnë shumë këtu. Nuk e di më ruhen, gjë që më pëlqen te vetja ime. Kur bëhet ndonjë ngacmim që është për të qeshur, thjesht qesh e aq”, tha Adrola.
Dhe kur Roza e pyeti për meshkujt nga Manhattani, modelja bukuroshe dha një përgjigje që neve djemve shqiptarë duhet të na pëlqejë.
“Mendoj që meshkujt shqiptarë janë shumë më mirë se meshkujt jashtë. Kur shkoj te shqiptarët jashtë thonë shiko se ka çuna këtej. Po ku ka çuna këtej mo? Nuk ka çuna këtej.”, tha ajo, ndërkohë që Roza e pyeti: “Mbase ka çuna por nuk ka burra?” dhe Adrola e konfirmoi.
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...