Ish-kryeministri, Isa Mustafa, njëherit edhe lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se LDK-ja nuk e përjashton askënd që dëshiron rrëzimin e kësaj qeverie.
“Kjo qeveri duhet të shkojë dhe nuk e përfaqëson shumicën në Kuvend, edhe me letra ka mbetë qeveri e pakicës. Vendimet e mëdha duhet të merren më një shumicë të qëndrueshme parlamentare. Qeveria që kam drejtuar është rrëzuar edhe nga Lista Serbe. Kemi marrë iniciativën, kemi kërkuar opozitës përkrahje. Do të bëjmë përpjekje që të rrëzohet Qeveria. Nuk do ta përjashtojmë asnjë që dëshiron rrëzimin e kësaj qeverie,” është shprehur Mustafa në një konferencë për medie pas takimit me kryetarët e degëve të kësaj partie, raporton arbresh.info.
Ai ka komentuar edhe takimet e presidentit, Hashim Thaçik në Paris.
“Kemi një President që nuk mund t’i besojmë. Si të merreni vesh do ta mbështesim, është politikë që nuk duhet ta ndjekim. Këtë proces duhet ta kapërcejmë me aleatët tanë,” deklaroi Mustafa./arbresh.info/
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...