Google ADS

Adoleshenti qëllon veten për vdekje

17:39 | 12 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një fëmijë 13-vjeçar, ka vrarë veten me armën e gjahut të babait të tij, Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Laknas, Kamëz – Shqipëri.

Policia saktëson se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk  janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut, njoftojnë mediat shqiptare.

 

Informacion paraprak:

Në lagjen “Laknas” në Kamëz, dyshohet që shtetasi i mitur E. D., 13 vjeç, është vetëvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk  janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut.

 

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme