Zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, James Apathury, po cilëson se transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është një proces i ndjeshëm për të cilin nevojitet konsultim i vazhdueshëm me akterët ndërkombëtarë.
Në një intervistë për N1, Apathury ka thënë se për secilin veprim që nevojiten ndryshimet kushtetuese, duhet së pari që të ketë pajtueshmëri dhe proces në përputhje me kushtetutën, transmeton lajmi.net.
“Shumë qeveri të NATO-s kanë folur për këtë çështje nga këndvështrime të ndryshme. Ajo se çka është e rëndësishme është se gjithçka duhet të bëhet në konsultim maksimal me të tjerët. Po ashtu, për gjithçka që duhen ndryshimet kushtetuese, së pari duhet të kalojë në një proces kushtetues”, ka thënë ai.
Sipas tij, nëse ndryshimi në mandatin e FSK-së prek edhe KFOR-in, atëherë duhet të rishikohen rrethanat se në çfarë mënyre Aleanca Veri-Atlantike do të kontribuojë në këtë proces.
Zyrtari i NATO-s foli edhe për mandatin e KFOR-it dhe mundësinë e ndryshimit ose përfundimit të tij, për të cilin tha se varet edhe nga njohjet e pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të Aleancës.
“Përderisa të gjitha shtetet anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën, nuk shoh se si një gjë e tillë është e mundshme. Pra normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është një proces jetik vetëm për Serbinë, por edhe për Kosovën nëse kjo e fundit dëshiron që t’i arrijë qëllimet e veta”, ka thënë ai në këtë intervistë.
Sipas tij, nëse nuk ka normalizim të raporteve, do të ketë edhe mungesë të përparimit në proceset integruese të dy vendeve.
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...