Një sulmues shënjestrën protestuesit në Kabul

16:07 | 12 Nëntor 2018
Arbresh.info

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në Kabul që ka shënjestruar një protestë të minoritetit shiit hazara, kanë njoftuar zyrtarët.

Zyrtarët e sigurisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar bombën afër qindra protestuesve, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për dështimin e Qeverisë që të mbrojë komunitetin hazara nga sulmet e talibanëve.

Talibanët kanë sulmuar tri zona që janë të banuara me shumicë nga ky komunitet në qendër të Afganistanit.

Zëdhënësi i ministrisë së Brenshme, Najib Danesh i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 10 persona të tjerë janë plagosur në Kabul.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pavarësisht pse talibanët dhe grupi militant, Shteti Islamik kanë kryer sulme të ngjashme edhe në të kaluarën në këtë territor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme