Pas më shumë se dy orë intervistimi të ish-drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni, aktualisht shef i inteligjencës kosovare, nga Komisioni Hetimor Parlamentar u tha se kanë informacion se kush urdhëroi dëbimin e gylenistëve.
Pas përfundimit të intervistimit më dyer të mbyllura, Maxhuni nuk është deklaruar për medie ndërsa kryetari i komisionit, Xhelal Sveqla, tha se është identifikuar një numër i madh i shkeljeve.
“Është një liste e gjatë e personave që do të intervistohen nga Aeroporti dhe AKI-a. Janë identifikuar një numër i madh i shkeljeve që do të transmetohen në seancën plenare dhe ne kemi edhe një muaj kohë për t’i mbledhur të gjitha informacionet dhe pastaj do të vendosim për hapat e tjerë. Ne kemi identifiku shkelje edhe të policisë, por ne jemi duke e kompletuar mozaikun pak nga pak, se çka ka ndodhë nga momenti kur është marr vendimi për dëbimin e tyre, e deri kur është dal raporti. Deri tash nuk kemi pasur refuzim nga askush për të ardhë dhe për të dhënë intervistë, por kemi disa mangësi në disa materiale sepse nuk na i kanë dhënë të gjitha materialet, por ne po mundohemi t’i plotësojmë materialet,” deklarohet Sfeqla, raporton arbresgh.info.
“Ne ende jemi në proces të kërkimit të informatave dhe nuk mund të tregojmë se cilat institucione nuk na i kanë dorëzuar disa dokumente. Deri tash e dimë për iniciatorët, se çfarë ka ndodhur por nuk mund të themi asgjë më shumë. Shpresojmë që të zbardhen motivet pasi që për shkak të këtij rasti disa persona kanë ndryshuar pozitat në disa institucione”./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...