Google ADS

Fëmija nuk mund të priste, lind në tren

15:35 | 12 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një grua i ka dhënë jetë fëmijës së saj në rrethana jo fort të zakonshme në Londër. Ajo ka hipur në tren, por mesa duket vogëlushi i saj e ka pasur me shumë nxitim dhe aty i kanë filluar dhimbjet e lindjes.

Menjëherë, stafi dhe pasagjerët u bashkuan për t’i dhënë një ndihmë, duke thirrur ambulancën e mjekët, por fëmija nuk dëshironte të priste më gjatë. Ai lindi përpara se të mbërrinte stafi mjekësor.

Për nënën e re dhe fëmijën u kujdesën personat e rastit që ndodheshin në tren duke udhëtuar, ndërsa pas mbërritjes së ambulancës u dërguan në spital, nga ku raportohet se janë shëndoshë e mirë të dy.

Kjo ka qenë një ngjarje që i ka bërë të lumtur të gjithë të pranishmit, të cilët pasi kanë marrë vesh këtë lajm, e kanë harruar vonesën e trenit që u shkaktua si pasojë e kësaj ngjarjeje.

Disa nga pasagjerët sugjeruan që linja hekurudhore t’i mundësojë këtij fëmije udhëtimin falas për gjithë jetën, por ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Kjo nuk është hera e parë që një fëmijë lind në një mjet transporti. Edhe më parë ka pasur ngjarje të tilla si për shembull lindje në makinë ose avion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme