Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale.
Në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW) që ka filluar sot në abientet e Kuvendit të Kosovës, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale, shkruan lajmi.net.
“Globalizimi po ndryshon shumë shpejtë mënyrat e të bërit biznes. Ekonomia e internetit po krijon pesë vende pune online për çdo dy vende pune të humbura offline. Çdo vit, ekonomia digjitale e BE-së po rritet me 12%, në kushtet kur sektorët tjerë po shënojnë rënie”, theksoi Beqaj.
Në hapje të këtij aktiviteti kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministra të Qeverisë së Kosovës, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, udhëheqës të ICK-së, si dhe përfaqësues të sektorit të ekonomisë dhe teknologjisë.
Ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e ndërmarrësve, bizneseve fillestare dhe inovatorëve, gjë të cilën ka filluar ta bëjë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes ndarjes së fondeve dhe krijimit të kushteve për realizim të ideve inovtive të të bërit biznes më themelimin e Qendrave të Inovacionit.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj ministrie, Beqaj ka thënë po ashtu se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale dhe të rinj e të reja me shkathtësi në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, të cilët po krijojnë efekt ekonomik për ekonominë e vendit. Ai ka thënë së shumë shpejtë do të kërkojë nga kryeministri Haradinaj dhe Ministria e Arsimit që lëndët si ndërmarrësia dhe kodimi të futën si lëndë mësimore në shkollat fillore të Kosovës.
Java Globale e Ndërmarrësië (GEW) organizohet për herë të 6-të në Kosovë nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK) në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ, Ambasada e Norvegjisë.
GEW do të zgjasë nga 12 deri më 18 nëntor.
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...
Konjufca priti në takim deputetin gjerman, Peter Beyer, disk...