Lideri i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer ka thënë se partia e tij demokrate është duke synuar që të prezantojë një projektligj që do të mbronte hetimet lidhur me supozimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, dhe ndonjë lidhje të mundshme në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.
Duke folur në emisionin televiziv në CNN, “State of the Union”, Schumer ka thënë se partia e tij mund të vendosë një masë për të mbrojtur Këshilltarin e Përgjithshëm, Robert Mueller dhe të miratojë legjislacionin në rast se ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Matt Whitaker nuk e përjashton veten nga mbikëqyrja e hetimeve.
“Nëse ai qëndron aty, ai do të krijojë një krizë kushtetuese duke penguar apo shkarkuar Muellerin. Kështu që Kongresi duhet të veprojë”, ka thënë ai.
“Ne demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat do të tentojmë të miratojmë një legjislacion, që do t’i ndalonte Whitakerit ndërhyrjen në hetimet e Muellerit”, ka shtuar ai.
Whitaker ka bërë më parë kritika publike kundër hetimeve të Muellerit andaj kritikët e tij i kanë bërë thirrje të qëndrojë larg kësaj çështje.
Në kohën kur Jeff Sessions ka qenë Prokuror i Përgjithshëm, zëvendësi i tij, Rod Rosenstein, ka mbikëqyrur hetimet.
Whitaker ka qenë shef i stafit të Sessions, para se Trump ta shkarkonte atë.
Megjithatë, presidenti amerikan ka mohuar të ketë diskutuar hetimet e Muellerit me Whitaker para se ta emëronte në pozitën e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm javën e kaluar.
Ndërkohë presidenti amerikan ka thënë vazhdimisht se ka autoritet për të shkarkuar Muellerin, këshilltar i pavarur i zgjedhur nga Departamenti i Drejtësisë, si dhe i ka cilësuar hetimet e tij si “gjueti shtrigash”.
Përveç tjerash, Trump është ankuar vazhdimisht se Sessions nuk ka bërë asgjë për të frenuar këto hetime.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...