Google ADS

KEDS-i tërheq akuzën ndaj Ramiz Kelmendit

10:36 | 12 Nëntor 2018
arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, njëherit dhe  ish -Zëvendëskryeministër është liruar nga akuzat që i pati bërë KEDS-i për vjedhjen e energjisë elektrike.

“Pala KEDS ka hekur dorë nga akuza për shkak të kryerjes së obligimit dhe la kryer demin që ka pasur ndaj KEK-utë,” deklaroi gjykatësi, Rrustem Begolli, në seancën e sotme gjyqësore, raporton arbresh.info.

Në fillim të seancës, prokurori i rastit, Blerim Igrizhda, kërkoi që deputetit  Ramiz Kelmendi t’i parashkruhet lënda.

“Për shkak që kjo vepër ka ndodhur më 30 qershor të vitit 2011 dhe atëherë ka qenë në fuqi Kodi i vjetër Penal atëherë duhet marrë në parasysh dispozitat ligjore të nenin 3 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili na paralajmëron që deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë të akuzuarit t’i respektohet procedura,” deklaroi Igrizhda.

Ramiz Kelmendi akuzohej se me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme nga data e pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë-Kosovë, e cila është pronë e tij, i kanë shkaktuar dëm KEK- ut në vlerë prej 22.801.19 euro.

Kjo pasi që, sipas Prokurorisë, gjatë një kontrolle të bërë në kompaninë “Elkos” nga punëtorët e KEK-ut, kanë vërejtur se Kelmendi me qëllim të vjedhjes e ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme