Intel ka prezantuar sot gjeneratë e gjashtë të procesorëve të quajtur ‘Skylake’.
Intel ka thënë që procesorët e rinj do ofrojnë 10% perfomancë më të mirë, 30% performancë më të mirë grafike dhe një orë më shumë kohëzgjatje të baterisë në krahasim me gjeneratën e mëparshme të çipave Broadwell.
Skylake përdor të njëjtë arkitekturë modulare prej 14 inç që është prezantuar si pjesë e çipave Broadwell, shkruan arbresh.info. Gjëja më interesante si pjesë e kësaj gjenerate të përmirësuar janë çipat Intel Core M, të cilët janë procesorë që mund të gjinden tek MacBook nga Apple dhe Intel Compute Stick.
Gjenerata e parë e procesorëve Core M ofroi një performancë zhgënjyese, por Intel ka thënë se çipat e ri Skylake ofrojnë 40% perfomancë më të mirë në grafikë. Po ashtu, bazuar në ‘Gizmodo’, procesorët do ofrojnë deri në 10 orë më shumë jetëgjatësi të baterisë dhe një energji të mjaftuese për të lëshuar tri video 4K brenda të njëjtës kohë.
Pas të gjithave, kompania ka thënë se në rast se keni ndërmend të blini një kompjuter të ri me Windows atëherë ndaloni tani dhe prisni vetëm edhe disa javë. Sigurisht që procesorët Skylake nuk do debutohen menjëherë, por ashtu siç ka pretenduar kompania mendohet se edhe do të ndodhë./arbresh.info
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër