Pacientëve në Kosovë në mungesë të barnave bazë, të cilat ua përshkruan stafi mjekësor, në disa raste nëpër qendrat e mjekësisë familjare dhe nëpër barnatoret private u jepen barna zëvendësuese, disa prej të cilave mund të rrezikojnë shëndetin e pacientëve.
Në mungesë të barnave bazë, të cilat ua përshkruan stafi mjekësor, në disa raste nëpër qendrat e mjekësisë familjare dhe nëpër barnatoret private u jepen barna zëvendësuese, disa prej të cilave mund të rrezikojnë shëndetin e pacientëve.
Farmacisti në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Fatos Aliu, ka thënë për “Zërin” se barnat të cilat u zëvendësohen pacientëve, por që nuk janë të të njëjtës familje të barnave nga ato që u janë përshkruar nga stafi mjekësor janë të dëmshme për shëndetin e tyre.
“Nëse pacientët janë me hipertension dhe nëse bari është i të njëjtës familje me të njëjtat efekte i jepet atyre, mirëpo diçka tjetër nuk i jap sepse nuk ma arsyeton receta. Barnat janë të dëmshme nëse nuk janë të një familjeje. Ne mund t’i themi pacientit shko konsultohu me internistin, me mjekun familjar që nëse ia përshkruan ai te unë nuk ka problem. Ai pastaj e sheh të arsyeshme që mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e pacientit, atëherë mua ma bie recetën dhe unë ia jap barnat”, ka thënë ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...