Google ADS

E akuzuan se ‘braktisi’ Rita Orën për Dua Lipën, reagon Bebe Rexha

07:28 | 12 Nëntor 2018
Arbresh.info

Rita Ora dhe Bebe Rexha përveç të qenit dy këngëtare shqiptare me famë botërore prej kohësh shquhen për miqësinë e fortë me njëra-tjetrën.

Madje afërsia e madhe mes tyre bëri shumëkënd të mendonin se ato kishin krijuar një front kundër një tjetër ylli shqiptar, Dua Lipës.

Bebe në vazhdimësi u supozua që mban krahun e Rita Orës, por së fundmi, gjërat kanë ndryshuar dhe ajo po shihet më shumë me Duan.

Kaq ka mjaftuar që Bebe të akuzohet se e ka harruar Ritën. Këtë ia ka thënë një komentues në foton me Lipën por përgjigja e Bebes ka qenë e shpejtë. Madje dhe shumë e qartë. “JO! Mos ja nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime’ – deklaron Bebe për t’i shuar gjithë dilemat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme