Google ADS

Nëntori gjenë plazhet plot me njerëz

23:22 | 11 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një pranverë e vërtetë në prag të dimrit. Edhe kjo e dielë nëntori ka ofruar temperatura të larta në bregdet, duke u kthyer në një ftesë të hapur për të shfrytëzuar orët plot diell e jod buzë Detit Adriatik.

Një panoramë plot gjallëri që lë pas çdo krahasim me nëntorët e lagësht të viteve të shkuara.

Të gjitha grupmoshat i gjen në plazh. Më të kënaqur janë prindërit, pasi moti u ka dhënë mundësi fëmijëve për argëtim të shëndetshëm, larg qëndrimit para ekranëve të celularëve dhe internetit dhe pranë natyrës.

Tregtarët ambulantë që vijojnë të lëvizin përgjatë plazhit janë të vetmit e pakënaqur, nga shitjet e munguara. Por, ankesat e tyre nuk e prishin aspak panoramën e një dite të bukur buzë detit në këtë vjeshtë të vonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme