Google ADS

Ndihmësja personale e Meghan Markle jep dorëheqje të shpejtë

22:38 | 11 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Ndihmësja personale e Meghan Markle ka dhënë dorëheqje vetëm pas gjashtë muajve punë, duke ngritur kështu veshët e shumë gazetarëve për të ditur mbi detajet.

E identifikuar si “Melisa”, ndihmësja besohet se e ka lënë punën papritur, transmeton portali arbresh.info

Besohet se ajo ka qenë e ngarkuar me trajtimin dhe ndërtimin e Dasmës Mbretërore.

Dasma Mbretërore u përcoll me shumë “telashe”, pasi babai i Meghan kishte komentuar disa herë martesën e bijës, dhe në fund kishte refuzuar që të shkontë, duke e lënë kështu Princë Charles që të përcellte vajzën e tij drejt altarit.

Pallati Kensington ka refuzuar që të komentojë mbi largimin e ndihmëses.

Megjithatë DM e përshkruan këtë si një veprim shumë të pazakontë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme