Rreth 5 mijë amerikanë qëndrorë janë larguar nga shteti i Meksikës, duke lënë mënjanë lodhjen dhe sëmundjet dhe janë nisur drejt SHBA-ve, si pjesë e një karvani që ka tërbuar Presidentin amerikan Donald Trump.
Mes kollës dhe teshtitjeve, emigrantët kanë mbushur një kamp të improvizuar në një park sportiv, ku edhe po qëndronin për gjashtë netë, transmeton portali arbresh.info
“Kemi fjetur në qiell të hapur prandaj edhe jeni sëmurë. Fëmijët kanë zënë morra, nuk ka ujë të mjaftueshëm për t’i larë ata”, tha njëri nga emigrantët për mediat lokale.
Plani është që ata sërish të ecin në këmbë drejt Queretaros në Meksikën qëndrore, që ndodhet qindra kilometra larg nga kufiri i SHBA-ve.
Rreth 1 mijë policë janë vendosur që të mbukqyrin ecjen e emigrantëve.
Emigrantët u nisën nga San Pedro Sula, Honduras, më 13 tetor dhe kanë ecur më shumë se 1,500 km.
Përkundër kërcënimeve të Donald Trump, dy karvanë të tjerë me emigrantë janë duke u krijuar.
Trump ka refuzuar pranimin e emigrantëve dhe ka urdhëruar daljen e ushtrisë pranë kufirit me Meksikën.
Ai tutje ka theksuar se nëse emigrantët do të hedhin gurë mbi autoritetet, ata do të lejohen që të qëllojnë mbi ta.
Të premtën, administrata e Trump ka njoftuar se nuk do të lejojë më njerëz që të hyjnë në SHBA në mënyrë të paligjshme me qëllimin e azilit.
Ata që kërkojnë azil politik, ose azil ekonomik do të dërgohen në pikat kufitare./arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...