Facebook lanson një aplikacion të ri, ja për çfarë shërben ai

18:34 | 11 Nëntor 2018
Arbresh.info

Lasso është përpjekja më e fundit e Facebook-ut për të fituar përsëri adoleshentët, sepse në vitin 2018, vetëm gjysma e adoleshentëve thanë se ende përdornin “Facebook”, krahasuar me vitin 2014, ku 71 për qind e tyre ishin aktivë në këtë aplikacion.

Në aplikacionin e ri “Lasso”, përdoruesit mund të regjistrojnë vallëzimin e tyre dhe imitimin me sinkronizimin e buzëve në muzikë.

Aplikacioni gjithashtu u lejon përdoruesve regjistrimet e shkurtra si Vines dhe është në dispozicion si në iOS dhe Android .

Rrjeti social Facebook deklaroi: “Lasso është një aplikacion i ri i pavarur për formate të shkurtra, video argëtuese, nga komedia, në bukuri, palestër dhe më shumë. Ne jemi të ngazëllyer për potencialin e këtij aplikacioni dhe mezi presim të marrim reagime nga njerëzit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme