Presidenti i Serbisë tregon se pse nuk foli në Paris me Presidentin e Kosovës

18:13 | 11 Nëntor 2018
arbresh.info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk kishte nevojë të fliste me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Paris dhe se ata ishin parë disa ditë më parë në Bruksel, me vlerësimin “se nuk kishte ndonjë mbrëmje e madhe”.

Vuçiqi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ku mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke përmendur mundësinë e takimit të tij me Thaçin me ndërmjetësimin e liderëve botërorë.

“Mendoj se nuk kishte nevojë për këtë. E takova në Bruksel dy ose tre net më parë, nuk ishte ndonjë mbrëmje e madhe. Nuk mund të jetë mbrëmje e madhe kur dikush ju vë taksa apo tarifa”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme