Të jesh pjesëtar i familjes mbretërore britanike nuk është aq e thjeshtë, ndonëse të shumtë janë ata që do të donin ta provonin këtë gjë, përkundrazi nënkupton të jesh gjithë kohën i,e vëzhguar mediatikisht, të respektosh kodet protokallare, por edhe të përballesh me humorin e mbretëreshës Elizabeth në çdo kohë.
Dhe këtë e di më së miri, dukesha e Sussex-it Meghan Markle. Akoma pa kaluar një javë nga dasma e famshme mbretërore e 19-majit, ajo u detyrua të merrte menjëherë leksione rreth etikës dhe historisë së familjes mbretërore.
Por nëse mbretëresha e kishte me ngut të ‘’fuste’’ Meghan në rrugë të drejtë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për kërkesat e nuses së re të shtëpisë ditën e dasmës.
The Sun ka bërë të ditur se Meghan ka dashur që në ditën e dasmës të mbante një kurorë me gurë smeraldi, por mbretëresha ka qenë kundër kësaj gjëje. Ajo ka debatuar me Harry-n dhe i ka thënë këtij të fundit se Meghan nuk mund të ketë çdo gjë që do. “Meghan e kishte shumë përzemër atë kurorë me smeraldë dhe Harry bëri namin kur i thanë që nuk mund ta përdorte. Për këtë ai debatoi me mbretëreshën”, -është shprehur një burim për The Sun. Po ashtu, mbretëresha nuk ishte dakord që Meghan të mbante një vello, pasi ishte martesa e saj e dytë. Si përfundim, Meghan mbajti një kurorë platini me diamantë të zgjedhur nga mbretëresha, por ia arriti të shfaqej në kishë krah princit Charles, me vellon e dizenjuar nga Givenchy.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media