Sipas disa hulumtimeve të reja, thuhet se njerëzit të cilët lexojnë libra kanë më shumë mëshirë sesa ata që nuk lexojnë.
Ata të cilët e kalojnë kohën duke lexuar kanë tendenca të jenë më të shoqërueshëm dhe më të kuptueshëm sesa ata që shikojnë televizion, ka zbuluar studimi i Rose Turner nga Universiteti i Kingstonit.
Për këtë konkludim, Turner ka anketuar 123 vullnetarë dhe i ka pyetur rreth formës së tyre të preferuar të argëtimit: librat, lojërat apo shikimi i televizionit. Pastaj, ajo i ka testuar aftësitë e tyre ndërpersonale.
Personat të cilët kishin lexuar libra trillues kishin demonstruar për sjellje pozitive shoqërore, ndërsa ata të cilët kishin preferuar libra të zhanrit romancë apo dramë kishin shfaqur nivele më të larta të mëshirës.
Më të shoqërueshmit kishin qenë ata të cilët e kishin kaluar kohën duke lexuar libra komedi.
Sidoqoftë, pjesëmarrësit të cilët preferencë argëtimi kishin pasur shikimin e televizionit kishin qenë më pak të shoqërueshëm dhe më pak të mëshirshëm.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë