Rudina Xhunga ka 20 vite që ushtron profesionin e gazetares dhe moderatores në televizionet shqiptare. Ajo trajton tema të ndryshme aktualiteti dhe politike, ku fton figura të njohura për publikun.
Para disa javësh kishte të ftuar kryeministrin Edi Rama, me të cilin nuk munguan përplasjet. Në intervistën për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, gazetarja ka rrëfyer se si ia doli të menaxhonte një situatë të tillë.
Rudina Xhunga: Të gjithë ne që jemi në televizion e dimë çfarë është përplasje, çfarë është dramatike, çfarë është me humor dhe e tillë u përcoll. Unë, Edi Ramën e kam patur shumë herë të ftuar në të gjithë televizionet kryesore ku kam punuar. Ky është Edi Rama, ka këtë mënyrë të sjelluri. Varet çfarë mendon ti. Kam 20 vite në këtë profesion dhe me kalimin e kohës, jam gjithnjë e më e përmbajtur. Fillon të mendosh, do flas dhe unë, do them timen. Sepse në fund të fundit je gazetare, nënë, votuese. Përveç se të pyesësh, ke dhe dëshirën të tregosh. Më ndodhi dhe me zotin Rama. Ai e ka në këtë mënyrë përballjen, nuk ka asgjë të keqe.
Rudina Dembacaj: Rama është gjithmonë kështu, apo sa herë nuk ka çfarë të thotë bërtet?
Rudina Xhunga: Rama ka këtë lloj mënyre komportimi, që është me ç’duket afër spektaklit. Spektakli yt tërheq, politika tërheq më pak. Nëse ti fillon e flet shifrat e ekonomisë dhe tregon statistika, shifra, edhe pse i intereson dhe është pjesë e gjësë e heq. Njeriu do historinë, spektaklin, do ‘Po më dëgjon’.
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani
Fitorja e Trumpit ndikoi edhe në çmimin e naftës
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...