Studiuesit kanë njoftuar për një rënie të madhe të numrit të lindjeve në botë.
Sipas gjetjeve të raportit të ri, të publikuar në revistën shkencore “Lancet”, pothuajse gjysma e shteteve të përfshira në studim janë duke u përballur me problemin e numrit të vogël të fëmijëve, për të mbajtur në nivel numrin e tyre të popullsisë.
Për studiuesit, gjetjet kanë qenë “befasi e madhe”. Prandaj, sipas tyre, në të ardhmen mund të këtë pasoja të mëdha për shoqëritë që kanë “më shumë gjyshër, sesa nipër dhe mbesa”.
Ky studim është thënë të ketë përcjellë trendet nga viti 1950 deri në vitin 2017. Në vitin 1950, niveli i fertilitetit ka qenë 4.7, në krahasim me 2.4 për qind vitin e kaluar. Megjithatë, këto nivele dallojnë nga kombet, sepse niveli i fertilitetit në Niger është 7.1, ndërkohë që gratë në Qipro, sipas mesatares kanë vetëm nga një fëmijë.
Përveç të tjerash, në raport është theksuar se shtetet që janë ekonomikisht më të forta kanë nivele më të ulëta të fertilitetit, duke përfshirë Europën, Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Australinë./tch/
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...