Zyrtarët e zgjedhjeve kanë afat deri të ejten për të përfunduar rinumërimin elektronik të votave
Pak kohë pas përfundimit të numërimit të votave të zgjedhjeve për senat dhe guvernator në Florida, Sekretari i Shtetit i këtij shteti nxorri vendimit për rinumërim elektronik të tyre për shkak të dallimit të vogël mes kandidatëve.
Sipas ligjit për zgjedhje të Floridës nëse dallimi mes kandidatëve është më i vogël se 0,5 për qind të votave, atëherë mund të ketë një rinumërim elektronik të votave. Nëse dallimi është më vogël se 0.25 për qind, mund të kërkohet edhe një rinumërim me dorë i votave.
Në zgjedhjet për senat në Florida, kandidati republikan Rick Scott ka një epërsi prej 0,15 (15,562 vota) për qind të votave ndaj rivalit të tij demokrat Bill Nelson. Ndërsa, në garën për guvernator të këtij shteti, kandidati republikan Ron DeSantis ka një epërsi prej 0,4 (33,684 vota) për qind ndaj rivalit të tij demokrat Andrew Gillum.
Zyrtarët e zgjedhjeve kanë afat deri të ejten për të përfunduar rinumërimin elektronik të votave.
Kandidati republikan Rick Scott akuzoi këtë javë demokratët për përpjekje për të vjedhur zgjedhjet.
“Çdo floridian duhet të jetë i shqetësuar se mund të ketë mashtrime të pakontrolluara në distriktet Palm Beach dhe Broward”.
Epërsia e kandidatit Rick Scott, guvernatori aktual i Floridës, është zvogëluar në garën për senator ndaj rivalit të tij demokratit Bill Nelson.
Presidenti Trump gjithashtu komentoi mbi zgjedhjet në Florida para se të nisej drejt Evropës.
“Dhe papritur ata po gjejnë vota që nuk ekzistonin më parë. Rick Scott fitoi me një diferencë të mirë, pavarësisht se rezultati ishte i ngushtë. Çdo dy orë tani epërsia e tij po zvogëlohet”.
Por zyrtarët shtetëror të zgjedhjeve në Florida po mbrojnë veprimet e tyre.
“Ne duhet të numërojmë votat për votuesit tanë dhe ne duam të jemi të saktë, jo të shpejtë. Është për të ardhur keq që ka shumë keqinformim në publik”, tha Susan Bucher, mbikqyrëse e zgjedhjeve në Florida.
Votat e zgjedhjeve për senat dhe ato për guvernator në Florida mund të rinumërohen.
Republikani Ron DeSantis shpalli fitore në garën për guvernator ndaj demokratit Andrew Gillum të martën.
“Unë jam i gëzuar për mundësitë që kemi në shtetin e Floridës. Nuk mund të mendoj për një shtet më të mirë se Florida për ta udhëhequr”.
Por edhe epërsia e zotit DeSantis është ngushtuar, dhe Gillum po u kërkon mbështetësve të tij që të jenë të durueshëm.
“Ne shpresojmë që çdo votë do të numërohet”.
Një tjetër garë e pavendosur është në Xhorxhia, ku demokratja Stacey Abrams ndodhet prapa republikanit Brian Kemp në garën për guvernator.
“Ka ende vota që duhet numëruar. Ka zëra që presin të dëgjohen.”
Zoti Kemp tashmë ka shpallur fitoren dhe shpreson që të ruaj pragun prej 50 për qind të votave për të shmangur balotazhin muajin e ardhshëm.
“Unë ju premtoj se do punojë për të gjithë banorët e Xhorxhias dhe do të jem një guvernator, i cili mendon më shumë për të bërë atë që është e drejtë se sa atë që është më e mirë politikisht”.
Një tjetër rezultat i pavendosur është ai i zgjedhjeve për senator në Arizona, ku demokratja Kyrsten Sinema ka një epërsi të lehtë ndaj rivales së saj republikane Martha McSally.
Asnjë nga këto gara nuk e ndryshon balancën e pushtetit të vendosur në zgjedhjet e së martës, ku demokratët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikanët ruajtën shumicën në Senat
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së