Nuk është hamëndësim, por rezultat i një studimi të fundit! Meshkujt që bëhen prindër për herë të parë, fitojnë mesatarisht gjashtë kilogramë e gjysmë në vitin e parë të jetës së të porsalindurit. Sipas një studimi të kryer nga “LighterLife Fast”, 22% e baballarëve të rinj shtojnë kilogramë në trupin e tyre, për motive që duken sa të njohura, aq edhe të papritura.
Hulumtimi zbuloi se një në dhjetë baballarë të rinj fitojnë të njëjtën peshë si nënat e reja brenda vitit të parë. Mbi 1,500 burra ishin subjekt i këtij studimi, i cili gjithashtu zbuloi momentet kur baballarët e rinj kuptuan shtimin e vëretë të peshës:
25% panë një pamje të pahijshme në veten e tyre
27% kur rrobat u bënë më të ngushta në trupin e tyre
15% konstatuan se u merrej shpejt fryma sidomos gjatë luajtes me fëmijën
26% e kuptuan se kishin fituar peshë kur shqetësimet e tjera shëndetësore filluan të ndiheshin tek vetja
Por, vërtet pse baballarët e rinj fitojnë peshë?
Ka shumë arsye përse prindërit për herë të parë e përjetojnë këtë ndryshim fizik. Sipas sondazhit, baballarët e rinj kanë më pak kohë të lirë për veten. 74 minuta më pak për të qenë më preçiz. Shumë baballarë të rinj gjithashtu thanë se nuk ushtrohen më dot në palestër dhe nuk shpenzojnë mjaft kohë për përgatitjen e vakteve të ngrënies.
Ekziston edhe humbja e pashmangshme e gjumit.
Luhatja e gjumit nga mangësia tek ngopja, çon në prodhimin e niveleve më të ulta të testosteronit dhe hormonit të rritjes, të cilat mund të ndikojnë negativisht në fuqinë tuaj dhe në masën muskulare.
Megjithatë, ky nuk është thjesht e vetëm një lajm i keq! Tashmë që mësuat arsyet e forta, keni mundësinë që të bëni ndryshimin e duhur tek vetja!
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...