Na ndodh shpesh të shkojmë në spital apo të lëmë takim me mjekun vetëm kur jemi në gjendje të rëndë shëndetësore. E njëjta gjë ndodh edhe me kancerin e gjirit, ku gratë shkojnë të vizitohen vetëm pasi ndiejnë një gjëndër në gjoks. Mjeku kryen disa teste – kontroll të gjirit, mamogramë, eko, biopsi, për të përcaktuar nëse gjëndra është kancerogjene.
Ja përse gratë inkurajohen të kryejnë vetë-kontrolle rregullisht dhe të vërejnë çdo ndryshim në gjoks. Gjëndra nuk është e vetmja simptomë e kancerit të gjirit që duhet të vëreni.
Ja cilat janë disa nga shenjat e para që paralajmërojnë për kancer të gjiri!
Irritim të lëkurës ose shfaqje të gropëzave
Kanceri inflamator i gjirit, që bllokon enët limfatike në lëkurë, shkakton shfaqje të gropëzave në tek gji (duket sikur është mbuluar me lëkurë portokalli). Rreth 1-5% e rasteve me kancer gjirit janë kancer inflamator, që manifestohen gjithashtu me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje në gji etj. Gropëzat mund të shfaqen edhe për ndonjë gjendje që nuk ka lidhje me kancerin, si nekroza dhjamore, megjithatë është e rëndësishme që të bëni një kontroll tek mjeku.
Dhembje të gjoksit ose thithkës
Një sërë gjendjesh shëndetësore mund të shkaktojnë dhembje të gjoksit apo thithkave, si cikli menstrual, shtatzënia apo menopauza. Por, nëse keni dhembje të vazhdueshme vetëm në njërin gjoks, dhe vëreni edhe simptoma të tjera të kancerit të gjirit, duhet të konsultoheni me mjekun.
Mbledhje të thithkës
Kanceri i gjirit mund të shkaktojë mbledhje apo tërheqje të thithkës së gjirit. Kjo ndodh sepse brenda gjoksit po rritet një masë kancerogjene që ndryshon formën e tij. Një studim i fundit ka treguar se 7% e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit kishin raportuar anomali me thithkën e gjirit.
Rrjedhje nga thithka
Një tjetër simptomë e pazakontë e anomalisë me gjirin mund të jetë rrjedhja nga thithka, që nuk ka lidhje me qumështin e gjirit. Kjo rrjedhje jo normale, jo gjithmonë paralajmëron për kancer të gjirit, megjithatë, duhet të vizitoni menjëherë mjekun nëse keni rrjedhje nga thithka e gjirit edhe pa e prekur apo shtrydhur, sidomos nëse shoqërohet me gjak dhe shfaqet vetëm tek njëri gji.
Ndryshime në ngjyrë ose formë
Nëse gjoksi fillon të ndryshojë pozicion, formë ose ngjyrë, skuqet, errësohet, merr një ngjyrë si të lëkurës së portokallit, duhet të bëni një kontroll tek mjeku. Një formë e kancerit të gjirit, quajtur sëmundja Paget – një formë e rrallë që nis në kanalet e gjirit dhe përhapet në thithke dhe aerolë, shoqërohet shpesh me skuqje.
Ënjtje e një pjese apo e të gjithë gjirit
Kanceri i gjirit fillon me skuqje, inflamim të lëkurës dhe ënjtje, duke qenë se qelizat kancerogjene bllokojnë enët ku transportohen lëngjet limfatike.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...