Google ADS

Carlos: Juves nuk i mjafton Cristiano Ronaldo për të fituar Ligën e Kampionëve

19:33 | 10 Nëntor 2018
Arbresh Info

Ambasadori Global i Real Madridit, Roberto Carlos i është adresuar një numri të madh temash gjatë një eventi të klubit duke folur edhe për kampionin në Serie A, Juventusin, dhe superyllin e tyre aktual – Cristiano Ronaldon.

“Ronaldo? Cristiano është një ikonë. Juventusi padyshim se është përforcuar, por ne e pamë se si ata humbën kundër Manchester United. Kjo shfaq që në futbollin modern jo gjithmonë ata që kanë skuadrat më të mira fitojnë, por ato që mund të gjejnë më shumë bilancin në fushë”, ka thënë ai, transmeton portali arbresh.info.

“CR7 përfaqëson shumë, por askush nuk pret të fitoj Ligën e Kampionëve i vetëm”

“Real Madridi? Fitorja në Plzen (5 me 0) ishte e mrekullueshme duke kthyer besimin e grupit. Tani, ju mund të vazhdoni të punoni dhe të përmirësoheni që skuadra të ketë shans për të luajtur një tjetër finale, gjithashtu sepse luhet këtu në Madrid”, ka shtuar Roberto Carlos.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo është duke u përgatitur për ndeshjes mbrëmjen e nesërme në San Siro kundër AC Milanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme