Presidenti i klubit të Real Madridit, Florentino Perez thuhet se mund të jetë i gatshëm për të dhënë dritën jeshile për shpenzimin e buxhetit prej 200 milionë euro në nënshkrimin me Mauro Icardin në janar.
Për gjigantin spanjoll ka qenë një fillim mjaftë i vështirë sezoni aktual, por me shkarkimin e Julen Lopeteguit javën e kaluar, aty ka ndodhur një rikthim në formë nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Santiago Solari, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, meqenëse kanë shënuar vetëm 16 gola brenda 11 ndeshjeve në La Liga deri tani ndërkohë që rivali i tyre dhe lideri – Barcelona ka shënuar thuajse dyfishë më shumë, është e qartë që ata kanë probleme me atë departament për shkak se kanë dështuar për të sjellë një talent të klasit botëror për të mbuluar hapësirën e lënë nga Cristiano Ronaldo.
Tani, bazuar në një raport nga ‘Marca’, Perez ka një buxhet prej 200 milionë euro për merkaton e transferimeve dhe ajo mund t’i ipet “Nerazzurrëve” për të siguruar shërbimet e Icardit.
Pasi ka shënuar 116 gola brenda 194 paraqitjeve për Interin, sulmuesi argjentinas padyshim se është njëri nga yjet më suksesshëm në Evropë, transmeton portali arbresh.info.
Së bashku me faktin që ai është kapiten i klubit dhe shembull për të gjithë në skuadër, 25-vjeçari mund të jetë një zgjedhje perfekte ndaj problemit për t’i dhënë Real Madridin fuqinë e duhur para portës dhe për të qenë një zëvendësues i Karim Benzemas.
Me këtë në mendje, ky është qartë një biznes i mençur nga kampioni në fuqi evropian, ndonëse tarifa prej 200 milionë euro është vërtetë e madhe.
Megjithatë, duke marrë parasysh rëndësinë e tij në Inter, mbetet të shihet nëse ata mund të bindin klub që të shes atë, veçanërisht në mes të sezonit kur ata janë duke garuar për titull në Serie A dhe janë duke shkuar mjaftë mirë në Ligë të Kampionëve.
Koha do të tregoj nëse oferta do të shtrohet, por sugjeroohet që ‘Los Blancos’ mund të jenë të gatshëm për të shtruar një tarifë madhështore të hollash në tavolinë për të rrëmbyer shënjestrën e tyre./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...