Google ADS

Mos bëni gabimin t’u lyeni flokët vajzave të vogla

17:45 | 10 Nëntor 2018
Arbresh.info

E kush vajzë e vogël nuk ka kërkuar të lyejë disa fije flokësh tek sheh nënën e saj në sallonin e bukurisë që lyen flokët ! Në këtë moment kjo e fundit mund të jetë tunduar nga lutjet e vajzës dhe ta ketë lejuar të lyejë disa fije flokësh ! Në fund të fundit pak bojë është, çfarë dëmi mund të shkaktojë?

Megjithatë dermatologët nuk mendojnë kështu ! “Nuk është e sigurtë që t’i lyesh flokët një fëmije të paktën deri 16 vjeç, qoftë edhe një fije” këshillon Dr Sejal Shah, dermatologu me bazë në Nju Jork.

Flokët e fëmijëve janë shumë më të holla sesa flokët e të rriturve dhe shumë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve minimale.
Për shkak se flokët e fëmijëve kalojnë nëpër shumë ndryshime që nga lindja deri në pubertet, Dr.Shah paralajmëron se flokët e tyre dhe skalpi i kokës është shumë më i ndjeshëm dhe i prirur për të reaguar keq ndaj çdo alerenti të jashtëm (përfshirë këtu edhe bojën).

Kimikatet mund t’u shkaktojnë probleme jo vetëm flokëve e kokës por dhe rrugëve te frymëmarrjes. “Amoniaku, peroksidi i hidrogjenit dhe një kimikat i njohur si paraphenilenediamine që përdoret zakonisht në bojën e flokëve mund të shkaktojë reagime shumë të këqija.” Plus, këto kimikate mund të ndryshojnë cilësinë e flokëve të fëmijës suaj duke shkaktuar jo pak efekt të padëshirueshme. Në vend të një boje të mirëfilltë provoni sprajtet apo bojrat pa kimikate të cilat vetëm ngjyrosin boshtin e fijes së flokut pa depërtuar ! Burimi: GOODHOUSEKEEPING

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme