Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy gjigantët gjerman kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në Signal Iduna Park në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Si një skuadër ende e pamposhtur në kampionatin gjerman (shtatë fitore, tri barazime), Dortmundi nis ndeshjen e famshme në botë të njohur si ‘Der Klassiker’ në krye të tabelës. Në fakt, ata pësuan disfatën e parë këtë sezon duke u mposhtur në mesjavë me rezultat 2 me 0 ndaj Atleticos në Ligë të Kampionëve dhe kjo ishte hera e parë brenda këtij edicioni që Dortmundi ka dështuar për të shënuar ndonjë gol gjatë një ndeshje këtë sezon.
Edhe pse qëndrojnë në vendin e tretë dhe me vetëm katër pikë prapa kundërshtarit të tyre, Bayern Munichu është në mes të fillimit të tyre më të keq të një sezoni në ligë në shtatë vitet e fundit (gjashtë fitore, dy barazime, dy humbje).
Megjithatë, kjo është ‘Clascio Gjermane’ e 98-të dhe Bayerni ka dominuar në takimet e fundit duke fituar katër nga gjashtë ndeshjet mes tyre, përfshirë fitoren me rezultat tronditës 6 me 0 ndaj tyre në shtëpi.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon nga ora 18:30./arbresh.info/
Formacioni i Dortmund: Hitz; Piszczek, Akanji, Zagadou, Achraf; Weigl, Witsel; Sancho, Götze, Bruun Larsen; Reus.
Formacioni i Bayern: Neuer; Kimmich, Boateng, Hummels, Alaba; Martinez, Goretzka; Ribery, Gnabry, Muller; Lewandowski
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë