Zlatan Ibrahimovic zbulon se është i hapur për rikthim në PSG

16:46 | 10 Nëntor 2018
Arbresh Info

Zlatan Ibrahimovic ka pretenduar se ish klubi i tij Paris Saint Germain është duke kërkuar rikthimin e tij, por ai do të ishte i interesuar vetëm për një top pozitë.

37-vjeçari ka shpenzuar katër vite te Paris Saint Germaini para se të largohej në vitin 2016 duke bërë 180 paraqitje si dhe duke shënuar 156 gola, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse ish sulmuesi i Manchester United është ende duke luajtur për skuadrën LA Galaxy në MLS, ai ka pranuar se ka nisur të mendoj rreth planeve për pensionim.

“Në PSG, ata duan që unë të punoj për klubin”, ka thënë ai për L’Equipe.

“Në rast se rikthehem në PSG, është për të qenë trajner. Nuk mundem për diçka tjetër. Kjo do të ishte mënyra e vetme për të më bërë mua që të kthehem”

“Nuk ekziston ndonjë pozitë tjetër e mundshme për mua. Por, nuk është larg nga tani, unë jam një lojtar aktiv që dëshiron ende të luaj. Kur unë kam zgjedhur atë që dua, unë do ta informojë botën”

Ibrahimovic ka fituar titullin në Liga 1 katër herë para se të transferohej te gjiganti në Premierë Ligë – Manchester United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme