Shkathtësia e mendjes e bënë sulmuesin Gareth Bale një aset kyç te skuadra e Real Madridit, thotë trajneri i përkohshëm Santiago Solari.
Bale realizoi një gol dhe krijoi një asistim në fitoren 5 me 0 të së mërkurës në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Viktoria Plzenit duke shënuar golin e tij të parë për Madridin që nga muaji shtator, transmeton portali arbresh.info.
Ylli uesllian shpesh ka pasur probleme për të gjetur rolin e tij në Madrid, duke qëndruar anash me ish bashkëlojtarin e mëparshëm – Cristiano Ronaldon, por Solari beson se aftësia e Bales për të luajtur në një numër të madh pozitash është vitale.
“Më pëlqen ai kudo”, ka thënë Solari në konferencën për media para ndeshjes të së dielës ndaj Celta Vigos.
“Ai është në gjendje për të luajtur në krahun e majtë, në krahun e djathtë ose në qendër si sulmues, madje edhe si mesfushor në krahun e majtë”
“Ajo që ai duhet të bëjë është të mblidhet në fushë çdo herë që del jashtë, ashtu siç bëri më parë kundër Viktoria Plzenit, e cila luajti një ndeshje të mrekullueshme”
Real Madridi ka regjistruar tri fitore radhazi se Celta Vigo është rivali i tyre i ardhshëm./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...