Ish trajneri i Juventusit, Marcello Lippi insiston se ata duhet të jenë të shqetësuar me disfatën e tyre në Ligë të Kampionëve kundër Manchester United.
Lippi nuk ishte i impresionuar nga paraqitja e Jose Mourinhos në Torino gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
“Ajo fitore ishte e rastësishme. Manchester United u mbrojtë për 85 minuta, mund të kishte pranuar katër gola, Juventusi goditi shtyllën dy herë, më pas ata fituan me një gjuajtje të lirë dhe një autogol”, ka thënë Lippi.
“Juventusi do të jetë shumë i zemëruar për disfatën e tyre të parë sezonale, veçanërisht me mënyrën se si ata kanë humbur”
“Massimiliano Allegri është njëri nga trajnerët më të mirë në botë Nuk është lehtë të fitosh gjithçka që ka fituar ai, duke mos përmendur dy herë arritjen në finale të Ligës së Kampionëve”
“Unë nuk mund të them atë si dikush që ka arritur në katër finale dhe fatkeqësisht e ka fituar vetëm njërën prej tyre”
Pas disfatës në mesjavë, “Zonja e Vjetër” do të përballet në kuadër të Serie A me AC Milanin mbrëmjen e së dielës./arbresh.info/
Republikanët e rritën epërsinë e tyre në Senat në 52 nga 100...
Mësohet se sa do të mungojë Neymari pas të lëndimit të radhë...
Macron, Scholz e Tusk, të shqetësuar për situatën në Gjeorgj...
Uragani Rafael godet Kubën/ Pezullohen fluturimet dhe mbylle...
Raportet Trump-Kosovë, çfarë ishin dhe çka mund të pritet
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj