Jennifer Lopez është njëra ndër këngëtarët më të njohura në botë si dhe ndër femrat më seksi.
Ajo edhe pse në moshën 49-vjeçare po mahnitë publikun me pamjen e saj provokative e këtë e ka dëshmuar edhe videoklipin e saj të fundit, shkruan portali arbresh.info.
Në videon muzikore të këngës “Te guste”, të cilën e ka realizuar me Bad Bunny, JLo ka treguar linjat e saj trupore seksi, e veshur me kostum larjeje e me këtë veshje ajo ka nxitur komente të fansave të saj të shumtë në rrjete sociale.
“JLo po plaket mbrapsht”; “Sikur të jetë 25 vjeçare, çfarë mbretëreshe”; “Duket jashtëzakonisht mirë” – janë vetëm disa prej mijëra komenteve.
Videoklipi është lasnuar më 8 tetor në YouTube dhe deri më tani është shikuar shtatë milionë herë.
Ndërsa krahas obligimeve të shumta, Lopez arrin që të plotësojë edhe jetën e saj private. Kohën e lirë e kalon me të dashurin Alex Rodriguez, me të cilin thuhet se është fejuar, mirëpo çifti ka mohuar diçka të tillë. /arbresh.info/
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...