Pas thyerjes së dorës, Lionel Messi pritet të bëjë rikthimin e tij në fushë të dielën kundër Real Betisit pasi është emëruar në skuadrën e Ernesto Valverdes.
Leo Messi pësoi një përplasje të tmerrshme në tokë gjatë ndeshjes së fituar 4 me 2 kundër Sevillas më 20 tetor dhe kështu theu dorën e tij duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për tri javë transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1061229435951763457
Ai ishte emëruar më parë edhe në skuadrën për ndeshjen në udhëtim të së martës kundër Interit në UEFA Ligë të Kampionëve, por nuk i ishte dhënë drita jeshile nga stafi mjekësor dhe Barcelona zgjodhi për të mos e përfshirë atë në njëmbëdhjetshen startuese.
Megjithatë, Barcelona ka njoftuar sot (e shtunë) se ai është rikthyer dhe është i gatshëm për ndeshjen në Camp Nou kundër Betisit, ndërkohë që Samuel Umtiti, i cili nuk ka luajtur që nga disfata 2 me 1 ndaj Leganes më 26 shtator, është rikuperuar dhe është përfshirë në skuadër.
Ousmane Dembele nuk është përfshirë pasi francezi mungoi në stërvitje të enjten pa marrë leje
Philippe Coutinho do të jetë gjithashtu jashtë fushës për disa javë si pasojë e lëndimi në muskuj./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1061229658924974087
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut