Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se kjo konferencë ka të bëjë me pakon ligjore për administratën publike ku përfshihet edhe projektligji për pagat në sektorin publik.
“Kësaj pako ligjore i ka prirë vendimi arbitrar dhe i paligjshëm i Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për vete, vendim për të cilën ne kemi deponuar kallëzime penale dhe jemi në pritje të trajtimit të tyre. Nëse shohim projektligjin për pagat shohim se qeveria ka tentuar të privilegjoj individët, vetën, deputetët por jo edhe kategoritë që marrin paga të vogla. Buxheti i shtetit nuk guxon të privilegjoj një pakicë dhe të nënvlerësojë një shumicë. Kjo pako ligjore është proceduar në Kuvend pa asnjë debat, pa shpjegim duke shkelur e përplasur dhjetëra ligje me njëri tjetrin dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në Kosovë po ndodh një liberalizim i heshtur që po mundëson që mjekët nga Kosova të largohen nga vendi për shkak mungesës së vlerësimit të tyre.
“Ajo çfarë po ndodh një liberalizim i heshtur që po mundëson ikjen e trurit nga Kosova, shumica e mjekëve i posadiplomuar vijojnë kurset në gjuhët e huaja, veçanërisht gjuhën gjermane dhe planifikon të ikin nga Kosova. Kjo po ndodh sepse vite me radhë kontributi i profesionistit shëndetësor është nënvlerësuar, prandaj ne jemi angazhuar që gjatë amandamentimit të projektligjit për paga t’i ja kthejmë dinjitetin profesionistit shëndetësor përmes pagave të dinjitetshme që do ti kontribuojnë ndaljen e ikjes nga Kosova”, është shprehur ajo.
Ndërsa deputetja Arbërie Nagavci është ndalur tek arsimi ku ka thënë se ky sektor ka nevojë për ndërhyrje urgjente.
“Situata në arsim ka nevojë për ndërhyrje urgjente për masat të shumta mbështetëse për mësimdhënësit dhe për bërje të arsimit si prioritet kombëtar. Dhe projektligji për paga tregon se punëtorët e arsimit janë diskriminuar. Ata janë renditur me sektorët tjerë në kategori jo adekuate. Ne kemi përgatitur amendamentet për gjitha nivelet e mësimdhënies, jemi munduar të kemi parasysh parimet e barazisë të mosdiskriminimit dhe pagës së njejtë për kualifikim dhe kritere të njejta duke adresuar gjitha këto raste të cilat sipas nesh janë reale”, është shprehur ajo./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/978815642310446/?t=0
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...