Zbatimi i Pakos së re Fiskale, ku përfshihen ligji për Tatimin e Vlerës së Shtuar, ligji për Tatimin në të Ardhurat Personale, si dhe ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është mirëpritur nga përfaqësues të komunitetit të biznesit, të cilët kanë kërkuar nga qeveria të zbatojë atë në përpikëri.
Me këto ndryshime fiskale produktet esenciale qytetarët do të paguajnë 8 për qind më pak për produktet si buka, vaji për gatim, qumështi, vezët dhe kripa. Edhe shërbimet publike si furnizimi me ujë (por jo të ambalazhuar), energjia elektrike dhe ngrohja qendrore do të kenë TVSH vetëm në masën 8%. Sipas pakos së re fiskale, Ligji për Tatimin e Vlerës së Shtuar do të përcakton dy norma të TVSH-së si norma standarde e TVSH-së 18 për qind dhe norma e reduktuar e TVSH-së, 8 për qind. Kjo do të thotë se për produkte të tjera, për të cilat nuk ka ulje apo largim të TVSH-së, ky tatim do të rritet në masën 18%.
Shpend Balija, drejtor ekzekutiv në European Investors Council, tha se për t’u implementuar ky plan ashtu siç duhet ministria përkatëse, duhet ta ketë një listë të sakt të makinirevi prodhuese dhe materialet të lëndës së parë në mënyrë që të dihen se cilat janë ato dhe që bizneset me e ndi efektin pozitiv të zbatimit të këtij ligji dhe plani fiskal.
“Hyrja në fuqi e pakos fiskale të re ka ndikime pozitive për zhvillimin ekonomik dhe imazhin për invetsitorër e huaj në rajon. Sepse e krijon një pozitivitet tek bizneset duke i lehtësuar bërjen e biznesit përmes lirimit nga lënda e parë nga TVSH-ja, lëndën e parë dhe makinerit prodhuese. Ky është efekti pozitiv që mund të ketnë bizneset. Mirëpo për t’u implementuar ky plan ashtu siç duhet qeveria ministria duhet ta ketë një listë të sakt të makinirevi prodhuese të cilat janë ato dhe materialet të lëndës së parë cilat janë ato në mënyrë që bizneset me e ndi efektin pozitiv të zbatimit të këtij ligji dhe plani fiuskal. Nëse këto nuk zbatohen atëhere efektet pozitive n uk do të jenë relevante. Përndryshe në aspektin e ngritjes të TVSH-së prej 16 në 18 për qind sipas modelit i cili duhet të inkasoj mjetet financiare për qeverinë dhe buxhetin e shtetit nuk është ndonjë ndryshim I madh”, tha Balija.
Sokol Havolli, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Isa Mustafa, tha se me pako e re fiskale, qeveria parasheh që të përmirësohet gjendja sociale e qytetarëve .
“Dallimi i ndryshimit të nivelit të TVSh-së ka edhe dimensionin, i cili e përmirëson gjendjen sociale të qytetarëve të Kosovës, marr parasysh se është zbrit nga 16 në 8 për qind TVSh për kategoritë kryesore të cilat hyjnë në shportën e konsumatorit, sidomos te shtresa me të ardhura të nivelit mesatar dhe më të lart sesa mesatarja. Në anën tjetër kjo është ri-balancuar me prekje në disa kategori tjera që mund të konsiderohen si mallra jo esenciale, pasi që ka pas një ngritje dhe është ruajtur stabiliteti buxhetor dhe të njëjtë kohë ka qenë një politik e cila domosdo përmirëson gjendjen sidomos të shtresa me të ardhura më të vogla”, tha Havoli.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganave, tha se doganat tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet në teknike në sistemin e doganave.
“Dogana ka kohë që i ka bërë të gjitha përgatitjet, faktikisht ndryshimet e nevojshme që janë dashur me e u bë në sistemin e doganimit dhe sistemit Asikuda, faktikisht mbrëmë në ora 23:59 minuta janë bërë ndryshimet në vlerën e TVSh-së e cila aplikohet në mallrat e importit. Janë bërë ndryshimet në rritjen e produkteve nga 16 në 18 për qind të vlerës së TVSh-së. Një pjesë prej tyre janë zbritur nga 16 për qind sa kanë qenë në 8 për qind e cila aplikohet gjatë importit”, tha Stavileci.
Ai po ashtu tha se doganat nga fillimi i vitit deri tash kanë arrit të inkasojnë 593 milionë euro të hyra, që krahasuar me vitin paraprak doganat kanë realizuar 40 milionë euro më shumë se periudhën e njëjtë të vitit. Sipas ti,j këto të hyra janë inkasuar si rezultat i luftimit të evazionit fiskal dhe zhdoganimit të mallrave në veri të Mitrovicës.
“Deri tash dogana ka mbledh 593 milion që janë 40 milionë euro më shumë se viti i kaluar. Nuk është e vërtetë që nuk ka qasje atje. Atje çdo dit ka doganime të ndryshme të mallrave dhe vet rritja e të hyrave prej 44 milionë eurove kemi më shumë s e vitin e kaluar tregon se ka ulje të kontrabandës . është e pamundur me pas edhe rritje të të hyrave edhe rritje të kontrabandës”, tha Stavileci.
Ndryshe, marketet e ndryshme në kryeqytet kanë vendosur njoftimet se në rast se në rafte nuk i kanë të vendosura çmimet, atëherë do të zbërthehen në arkë.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...