Çdo vit mijëra persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Vetëm gjatë 10 mujorit të këtij viti (janar-tetor 2018) e lanë shtetësinë 4831 qytetarë, ata u larguan nga vendlindja për të vazhduar jetesën diku nëpër botë.
Për pesë vitet e fundit janë më shumë se 30 mijë qytetarë që lanë pasaportën kosovare për një të huaj. Studiuesit e grupeve shoqërore thonë se qytetarët po zgjedhin të jetojnë larg vendit të origjinës dhe drejt vendeve të BE-së sepse kanë humbur shpresën se në Kosovë do të bëhet mirë.
Shkalla e lartë e emigracionit po ndodhë për shkak të keq udhëheqjes së vendit. Kjo klasë politike arriti t’ia vjedhë edhe shpresën e fundit qytetarit të saj se në këtë vend mund të ketë progres, thekson sociologu Besim Gollopeni.
Një ndër arsyet kryesore që çon deri te heqja dorë nga nënshtetësia e Kosovës është fakti se shumë shtete (Austri, Gjermani, etj) nuk lejojnë nënshtetësinë e dyfishtë.
“Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia e Republikës se Kosovës vjen si rezultat i fitimit te shtetësisë se ndonjë vendi kryesisht te Bashkimit Evropian i cili nuk lejon dy shtetësi për shtetasit e shteteve qe nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhënë Gazetës Express.
Me tej, MPB, jep statistika se gjatë periudhës janar-tetor 2018 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 4831 persona. Nga kjo shifër, 2322 i përkasin gjinisë femërore dhe 2509 gjinisë mashkullore.
Cilat janë arsyet kryesore të migrimit? Profesori i UP-së dega sociologji, Besim Gollopeni, thotë se gjendja e vështirë sociale, korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e drejtësisë, sitemi i brishtë shëndetësore etj – janë disa faktorë që qytetarët i shtyjnë të largohen nga vendi.
“Gjendjen e vështirë sociale dhe ekonomike ku në mungesë të gjetjes së një vendi pune, punë e pasigurt, mungesë sigurimi në punë, mungesë e një shëndetësie apo sistemi shëndetësor të kohës, shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sistem i brishtë i drejtësisë, klanet dhe të tjera, kanë bërë që shumë qytetarë të humbasin edhe shpresën e fundit se në Kosovë ka ose do të ketë perspektivë në vitet në vazhdim andaj, si rrjedhojë e kësaj situate, qytetarët janë të detyruar të emigrojnë drejt vendeve të zhvilluara, për të siguruar një mirëqenie më të mirë për vete dhe familjet e tyre”, numëron faktorët e migracionit sociologu.
Thekson se “meritat” kryesore për shkallën e lartë të emigracionit kosovar në dy dekadat e fundit pa dyshim i ka klasa politike me keq udhëheqjen e vendit.
“Tek e para kemi faktorët shtytës pra, gjendjen e vështirë sociale dhe ekonomike ku, në mungesë të gjetjes së një vendi pune, punë e pasigurt, mungesë sigurimi në punë, mungesë e një shëndetësie apo sistemi shëndetësor të kohës, shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sistem i brishtë i drejtësisë ,etj”, tha Gollopeni për Express.
“Ndërsa, faktorët tërheqës kryesisht kemi të bëjmë me kërkimin e një jete më të mirë, bashkim familjar, arsimim dhe shëndetësi më cilësor dhe perspektivë më të sigurt për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre”, vazhdoi ai.
Sipas statitstikave të MPB-së ka edhe nacionalitete të tjera që fituan shtetësinë kosovare. Gjatë periudhës janar-tetor 2018, shtetësinë e R.Kosovës e kane fituar 298 persona.
“200 shqiptarë, 12 serbë, 5 turq, dhe 81 persona të nacionaliteteve tjera”, thotë MPB.
Sidoqoftë, trend i ngjashëm i heqjes dorë nga shtetësia ka ndodhur edhe viteve të kaluara. Vlen të ceket se në vitin 2016 nga shtetësia hoqën dorë gjithësejt 5871 qytetarë.
Në pesë vitet e fundit nga shtetësia hoqën dorë gjithësejt 27 mijë e 441 persona.
Sociologu shtoi se nga kjo gjendje mund të dilet me gjenerimin vendeve të punës, ngritjen e cilësisë së arsimimit, shëndetësisë, vendosjen e një sistemi të meritokracisë etj.
Sot më shumë se 230 milion njerëz në botë nuk jetojnë në vendin e tyre të origjinës.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...