Google ADS

Kryeministri i Kosovës: Nuk e di çka është biseduar në Bruksel

11:36 | 10 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk di asgjë se çfarë është biseduar në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dy ditë me parë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk di asgjë se çfarë është biseduar në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dy ditë me parë.

Shefi ekzekutivit ka dalë sot pranë parkut të Gërmisë në kryeqytet, në kuadër të fushatës tre mujore “Ta pastrojmë Kosovën”, ndërkohë ka pranuar se në të kaluarën nuk ka bërë sa duhet për të mbajt një ambient të pastër në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se derisa Kosova kërkon liberalizimin e vizave, duhet të mbaj vendin pa mbeturina, sepse siç tha ai nuk është Evropë me ambient jo të pastër.

Megjithatë, sipas tij, lëvizja e lirë do të bëhet, transmeton ”RTV 21”.

“Shihet qe ka mungu një kujdes. I bëjë thirrje kryetarit të komunës dhe të gjithëve që të kujdesen për ambientin. Nuk duhet shumë para për me i heq mbetjet inerte. Këto pjesë këtu në hyrje të Gërmisë duhet të bëhen parqe”, tha ai. Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të votojnë ata që nuk kanë respekt për hapësirat e përbashkëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme