Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të Republikës së Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të Republikës së Kosovës.
Me datë 9 dhe 10 nëntor Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia në Prishtinë, ka zbatuar planin operativ “Nëntori 2018”, me karakter parandalues me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës, për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.
Plani Operativ ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal.
Janë kontrolluar dy (2) lokale:
Një në Komoran-Drenas
Një në fsh.Orllat-Drenas.
Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të R. së Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të R. Kosovës.
Shtetaseve të huaja (8), ju janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.
Vlen të ceket në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit 6.35, si dhe një karikator me tre fishek.
Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr.
Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi.
Planin Operativ ka përfunduar rreth orës 01:30 të datës 10.11.2018, pa ndonjë incident.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...