Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora njoftoi javën e kaluar si një nga interpretuesit e mëdhenj muzikor në ngjarjen vjetore të modës së “Victoria’s Secret Fashion Show”.
Dhe ajo shfaq në pistën e modës në një nga shfaqjet më të mëdha të modës në botë të New York-ut, shkruan portali arbresh.info.
Sfilata e “Victoria’s Secret” është ngjarja më e madhe e modës në botë, dhe performanca e dy shqiptareve është mirëpritur nga miliona njerëz anë e mbanë globit që e ndoqën këtë shfaqje.
Ky ka qenë një sukses shumë i madh jo vetëm për të, por edhe për artisten tjetër të famshme shqiptare, Bebe Rexha, i cila gjithashtu ngjit në këtë skenë për të performuar dhe shkëlqeu gjatë performancës.
Ndërsa si shenjë falenderimi dhe nderi në rrjetin social Instagram ka publikuar disa fotografi nga prezantimi i saj në tapetin e kuq të këtij eventi madhështor, ku gjithashtu u duk glamuroze.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo bën një falënderim për të gjithë stafin e “Victoria’s Secret” që e bënë ëndrrën e saj realitet, pasi që e vogël kishte pasur dëshirë të ngjitej në një skenë të tillë, kaq me emocione shprehet ylli kosovar.
https://www.instagram.com/p/Bp-PieOnovn/
“Faleminderit shumë ‘Victoria’s Secret” që bëtë ëndrrën time realitet. Që kur isha vajzë e vogël, kam ëndërruar që të përformoj në atë sfilatë! Unë dua të falënderoj ekipin tim që më ka ndihmuar ta bëj këtë. Versace faleminderit që keni punuar për veshjen time, ju dua shumë! Së shpejti do ta shihni performancën time!”, ka shkruar Rita në Instagram.
Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i dëgjojmë në albumin e ri. /arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë