Edhe në fundjavë mot i mirë dhe kryesisht me diell.
Edhe gjatë ditëve të ardhshme rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, të cilat në fillim të javës së ardhshme pritet të fuqizohen edhe më tutje.
Ndërkohë nga Afrika veriore masa më të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke favorizuar ende temperatura, ndjeshëm mbi vlera mesatare. Nën këto kushte në vise të ulëta në orët e mëngjesit paraqiten edhe mundësi për mjegull.
Ditëve të fundjavës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në vlera të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës.
10.11-11.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.
12.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mjegull.
13.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende edhe ngrica.
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...