Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëron protesta për të ndalur presidentin, Hashim Thaçi, të kryesojë negociatat me Beogradin, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, shkruan arbresh.info.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në një intervistë për arbresh.info deklaron se në raste se shteren të gjitha mundësit e tjera për ta ndalur Presidentin atëherë nuk përjashtohen as protestat paqësore.
“Ne asnjëherë nuk e kemi përjashtuar mundësinë e protestave, por ende mendojmë se kemi disa shpresa tjera për ta ndalur Presidentin. Askush nuk ka mandat që të bisedoj për ndarjen e Kosovës. Në situatën ku jemi do t’i provojmë të gjitha instrumentet në të kundërtën do të dalim në protesta,” thotë Selmanaj.
Sipas tij, ideja e Presidentit për korrigjim kufijsh është në kundërshtim me pavarësinë e Kosovës.
“Ideja e Presidentit është zhbërja e pavarësisë sepse të gjitha do të kontestohen me hapjen e idesë së Thaçit për ndarje të Kosovës. Dëmet që i ka sjell Presidenti janë të pariparueshme”.
Selmanaj thotë se Kosova është në rrezik vetëm nga Presidenti i vendit.
“Sot, Kosova është në rrezik prej Hashim Thaçit e jo prej tjerëve. Ai po i shkatërron të gjitha çka ka arrit deri tash vendi ynë”.
Mesazhi i Merkelit nuk ishte vetëm për Lidhjen Demokratike
E lidhur më mesazhin e Kancelares Gjermane, Angela Merkel, deputeti Selmanaj thotë se mesazhi nuk ishte vetëm për LDK-në, por për gjithë Kosovën.
“ E mira është se Kancelarja Merkel ka raport të mirë më Kosovën , ai nuk ka qenë mesazh jo vetëm për LDK-në, por edhe për Kosovë”.
Sipas tij është fatkeqësi se si Presidenti i vendit nuk po orientohet ka perëndimi.
“Kemi një President që bashkë me Serbinë po evokon një ide të kundërt me Kosovën. Kemi ndërru rol për fat të keq. Presidenti u drejtua dikah tjetër dhe jo kah perëndimi, as lindja atij tash s’po i del boll”.
Ndonëse janë duke i bojkotuar seancat e rregullta, Lidhja Demokratikë e Kosovës do të jetë pjesë e seancës për votimin në lexim të dytë të projektligjeve që fuqizojnë rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejtë transformimit të plotë në ushtri.
Selmanaj thotë se gjithmonë do të jenë pjesë e partneritetit me NATO-n.
“Me projektligjet do të avancohet çështja e ushtrisë, dhe ne do të votojmë, dhe do të jemi pjesë e asaj seance. Ne jemi për mi dërgu proceset përpara. Duhet të jemi në partneritet më NATO-n dhe Amerikën. Qëllimi i Ushtrisë është që të bëhemi pjesë e NATO-së. Dhe mendojmë se në afatet optimale do të vjen në Parlament”./V.Selimi/arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...