Ish sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic beson se ai ka më shumë gjasa t’i bashkohet “Rossonerëve” sesa Arsene Wenger.
Raportet e fundit sugjerojnë se sulmuesi mund të rikthehet te “Rossonerët” në janar, ndërsa ‘France Football’ pohon se francezi ishte në linjë për të zëvendësuar Gennaro Gattuson, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic ka sugjeruar se më shumë ka gjasa që ai të transferohet në Milan sesa Wenger, por shton se është i lumtur me jetën në Los Angeles.
“Mendoj se ka gjasa më shumë që unë t’i bashkohem sesa Wengeri të shkoj atje”, ka thënë ai për L’Equipe. “Nuk mendoj se ai dëshiron të shkoj në Itali dhe të përballet me atë sfidë. Milani nuk është një sfidë e lehtë”
“Nuk e di se çfarë do të bëjë, unë e di se shumë klube evropiane janë të interesuara, por unë jam i lumtur këtu (në Los Angeles). Më pëlqen jeta këtu dhe familjes time i pëlqen po ashtu”
“Kam nevojë për një sfidë, një arsye për të vazhduar që të luaj. Unë nuk dua të shkoj te një klub vetëm sepse unë jam Zlatan Ibrahimovici”
“Unë dua të shkoj dhe të bëjë dallimin. Kjo është ajo që kam bërë gjithmonë, kudo”
Milani, i cili është duke pasur probleme të shumta me lëndime, do të ishte i kënaqur për të pasur në dispozicion yllin suedez në linjën e tyre frontale./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...