Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova duhet të jetë më aktive në politikën e jashtme, dhe të jetë më e bashkuar në politikën e brendshme.
Lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq kishte deklaruar se nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë brenda pak kohë do të vërshohej INTERPOLI me mijëra fletë arreste për serbët.
Rreth kësaj zëvendësministri Enver Hoxhaj deklaroi se kjo është një nga fushatat e ndyta që bën Serbia.
“Ata prodhojnë lloj lloj rrene, lloj lloj lajmi të rrejshëm, dhe lloj lloj propagande që ta godasin Kosovën ndërkombëtarisht.”, ka deklaruar Hoxhaj në emisionin “Argument Plus”.
Sipas tij Kosova duhet të jetë më aktive në politikën e jashtme, dhe të jetë më e bashkuar në politikën e brendshme, pasi edhe nëse Serbia njeh Kosovën si shtet, do të ishte naivitet nëse mendojmë se çdo gjë do të shkonte në rregull pas kësaj.
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...