Vetëvrasja nuk është një temë e lehtë për t’u diskutuar.
Por, ky artikull nuk ka për qëllim të jetë i errët ose i zymtë; në të vërtetë është e kundërta. Një studim i vitit 2017 mund të ofrojë disa shpresa për individët që marrin vendim për t’i dhënë fund jetës së tyre. Ndihma mund të jetë: një rrugë në formën e një praktikuesi të shëndetit mendor, një fMRI (Imazhimi funksional i rezonancës magnetike i cili mat ndryshimet e vogla në rrjedhën e gjakut që ndodhin me aktivitetin e trurit) dhe gjashtë fjalë të thjeshta (Busch, Fawcett & Jacobs, 2003).
Më ndihmo t’ju ndihmoj!
Është e zakonshme që një doktor të pyes pacientët nëse kanë pasur ose kanë mendime për vetëvrasje. Por, sipas një studimi të vitit 2003, është konkluduar se nuk kemi një mënyrë të mirë për të ndërhyrë nëse pacienti përgjigjet përfundimisht “po”. Mendohet se 80% e pacientëve që kanë kryer vetëvrasje, kanë mohuar të kenë mendime vetëvrasëse në kontaktin e tyre të fundit me një profesionist të shëndetit mendor (CITO). Mënyra e parë për të ndihmuar këta individë është të përmirësojmë aftësinë tonë për të vlerësuar rrezikun.
Teknologjia për shpëtimin!
Një studim i vitit 2017 i botuar në Institutin Nature Human Behaviour, ofron atë që mund të jetë një zgjidhje për shpëtimin e jetës dhe për mohimin verbal të ideve vetëvrasëse të pacientëve. Hulumtuesit i vunë pjesëmarrësit në një skanim truri të fMRI dhe nga ata është kërkuar të marrin në konsideratë secilën prej 30 fjalëve (pozitive, negative dhe neutrale), njëra pas tjetrës, derisa aktiviteti i trurit u analizua. Me këtë metodë, studiuesit ishin në gjendje të identifikonin individë me ide vetëvrasëse me saktësi 91%, duke përdorur përgjigjet e trurit të tyre në gjashtë fjalë: vdekja, mizoria, telashet, lumturia, mirëdashja dhe lavdërimi.
Në këtë studim, kishte 17 subjekte kontrolli dhe 17 pjesëmarrës të cilët pranuan se kishin mendime vetëvrasëse. Për , fjalët si vdekje dhe mizori aktivizuan zonën e majtë superiore mediale të lobit frontal të majtë dhe cingulatën anteriore/ mediale frontale zona trunore përgjegjëse për mendimet vetë njohëse. Duke përdorur një algoritëm (veprim i përcaktuar saktë për zgjidhjen e një problemi), hulumtuesit identifikuan 15 nga 17 individë në trurin e atyre me ide vetëvrasëse dhe 16 nga 17 individë nga grupi i kontrollit.
M’u hiq nga koka!
Ky hulumtim ofron premtim dhe shpresë, por nuk është perfekt. Përdorimi i pajisjeve të mëdha, të rënda dhe shtrenjta si fMRIs nuk është saktësisht diskrete ose praktik. “Do të ishte mirë të shihnim nëse mund ta bënim këtë ndërhyrje duke përdorur Eletroencefalogramin (EEG), për të vlerësuar ndryshimet e mendimeve. Do të ishte shumë më e lirë dhe më e përdorur gjerësisht” tha Dr Marcel Just, autori kryesor i këtij studimit.
Leximi i mendjes duke përdorur fMRI-në nuk është aspak i përsosur. “Nëse dikush nuk dëshiron që të tjerët të dinë se çfarë po mendojnë, ata me siguri mund ta bllokojnë këtë metodë dhe nuk do të bashkëpunojnë”, tha Just. “Unë nuk mendoj se ne kemi një mënyrë për të marrë mendimet e njerëzve kundër vullnetit të tyre”,shtoi ai. Për këtë arsye, fMRi ka edhe kritikat e saj. Pasi që u kuptua se ka dallime në trurin e individëve me ide vetëvrasjeje dhe grupit të kontrollit, sigurisht që ky është një hap i madh në drejtim të shpëtimit të më shumë jetërave./revista psika
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...