Policia etiopiane ka zbuluar një varr masiv me rreth 200 trupa në një zonë midis rajoneve Oromia të vendit dhe Somalisë, sipas mediave të lidhura me shtetin.
Fana Broadcasting Corporation tha të enjten se varri është gjetur gjatë një hetimi për mizoritë që thuhet se u kryen nga një forcë paraushtarake e njohur si “Policia Liyu” që u konsideruan si besnikë ndaj Abdi Mohammed Omer, ish-president i rajonit somalez.
Adbi u detyrua të japë dorëheqjen më 6 gusht dhe më pas u arrestua pasi shpërthyen luftimet në kryeqytetin e provincës, Jigjiga dhe qytetet përreth, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Fana, policisë iu dha 14 ditë afat për të zbuluar dhe për të bërë ekzaminime forenzike të trupave.
“Nëse këto varre masive provohen të jenë të lidhura me një sulm sistematik ndaj popullatave lokale, sigurisht, ne po shohim një rast të krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit”, Awol Allo, një ligjërues në Shkollën e Ligjit të Universitetit Keele dhe një ekspert për Etiopinë, i tha Al Jazeera.
Rajoni lindor është rrënuar nga dhuna për dekada të tëra, pasi qeveria luftoi Frontin e Separatizmit Kombëtar të Çlirimit Ogaden (ONLF) përpara se të dy palët të nënshkruanin një marrëveshje paqeje muajin e kaluar.
Grupet e të drejtave të njeriut shpesh kanë akuzuar ish-administratën e Abdi për abuzime me të drejtat e njeriut.
Në korrik, grupi i bazuar në SHBA Human Rights Watch (HRW) pretendoi se Abdi po drejtonte një burg të fshehtë ku u torturuan anëtarët e dyshuar të ONLF./Arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...